Knihobot
Kniha momentálne nie je na sklade

Lisi i gjakut

Autori

Viac o knihe

Të nderuar miq të letërsisë, më lejoni, t’ju prezentoj veprën time të botuar. Është një ndër veprat e para në fushë të letrave, por jo e para vepër e jetës s’ime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë e kam shkruar gjatë luftës për liri. Pra, ky është një ditar i atyre ditëve të zjarrta, kur rinia kosovare - e jo vetëm ajo - hodhi pushkën në sup, e japi edhe jetën, që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare. Siç edhe do ta lexoni, libri ka shumë jetë, shumë dashuri e mbi të gjitha shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht e bëjnë apel sidomos për brezat që do të vijnë; që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbrritur tek liria e pavarësia. Si dëshmitar e protagonist i atyre viteve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të paidentifikuar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngrisë zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë. Të gjitha këto unë si autor i kam thënë e mendoj se kjo nuk është pak. Gjithsesi unë, si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jamë krenar për çfarë kam bërë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen - siç e ndjen edhe modestinë - se çdo kush, që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës. Libri përbën një kontribut jo të papërfillshëm për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, ky do të çmohet nga lexuesit që do ta marin në duar. Me nderime dhe respekt, ju falemnderoj. Autori

Parametre

ISBN
9783757542788
Vydavateľstvo
epubli

Kategórie

Variant knihy

2023

Nákup knihy

Kniha momentálne nie je na sklade.